Lajme

Shqiptarët, më të shqetësuarit në Ballkan për ekonominë

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk kanë shumë shpresë tek siguria ekonomike sidomos pas luftës në Ukrainë.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal realizoi Barometrin Rajonal me qëllim matjen e perceptimit pas Luftës në Ukrainë, në të cilin u evidentua se 66% e qytetarëve në Ballkan bien dakord se lufta në Ukrainë paraqet rrezik për ekonominë e tyre, ndërsa 30% mendojnë se ka një rrezik të madh.

Qytetarët e Rajonit nuk kanë shumë shpresë tek siguria e situatës ekonomike nga kushtet e reja të krijuara nga lufta.

Shumica e tyre (50%) mendojnë se do mbetet e njëjtë; një e treta e tyre (35%) mendojnë se do përkeqësohet dhe vetëm një pjesë e vogël (9%) mendojnë se do të përmirësohet.

Më optimistë janë shtetasit e Kosovës (15%) dhe malazezët (10%), ndërsa më pesimistët janë shqiptarët (46%) dhe serbët (41%).

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Në përgjithësi, të anketuarit në Ballkan janë më të kënaqur me mënyrën se si Autoritetet kanë reaguar ndaj luftës në Ukrainë.

Të anketuarit nga Maqedonia e Veriut (67%) dhe Bosnja dhe Hercegovina (66%) ishin më pak të kënaqur, ndërsa të anketuarit nga Kosova (69%) dhe Serbia (60%) ishin më të kënaqurit.

Gati 77% e qytetarëve në Rajon mendojnë se do të ketë rënie ekonomike, 63% kanë pasiguri në furnizimin me gaz, 35% kanë pasiguri ekonomike, 21 për qind frikësohen nga thellimi i ndarjeve sociale dhe politike, 14 për qind frikësohen nga ngadalësimi i integrimit në BE dhe 23% i frikësohen një fluksi të ri refugjatësh në rajon.

Në të gjitha ekonomitë e Rajonit tre shqetësime janë kryesore në rrafshin ekonomik: Rënia ekonomike; Furnizimi me ushqim dhe gazi, dhe siguria ekonomisë së tyre.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Siguria ekonomike dominon shqetësimet në Rajon përveçse në Serbi, ku 41% e qytetarëve e perceptojnë fluksin e refugjatëve si një nga tre efekte të rëndësishme shqetësuese.

Pothuajse shumica e qytetarëve të BB janë pro sanksioneve ekonomike kundër Rusisë (48%), ndërsa pothuajse i njëjti numër (45%) nuk i miraton ato.

Qytetarët nga Kosova kryesojnë me 84% pro miratimit të masave duke iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa 77% e serbëve janë kundër sanksioneve.

Është interesante se deri në 71% e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut mendojnë se sanksionet ekonomike nuk duhet të vendosen ndaj Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka ndikime të mëdha jetën e përditshme të qytetarëve në Rajon, e cila është demonstruar me mungesën e furnizimit me energji dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve të ushqimeve./ Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *