Lajme

Rrustemi: Deputetët të ndëshkohen financiarisht për mospjesëmarrje në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes VETËVETËVENDOSJE!, Adnan Rrustemi, deklaroi se nëpërmjet një rregulloreje duhet të bëhet administrimi i pjesëmarrjes së deputetëve në seanca të Kuvend, e për mospjesëmarrësit të ketë dënime.

Ai tha në 60 Minuta të KTV-së të mërkurën, se deputetët e partisë në pushtet kanë paraparë një rregullore që rregullon pjesëmarrjen, por kjo sipas tij s’po përkrahet nga partitë në pushtet në Kryesi.

Sipas Rrustemit, deputetët që mungojnë në seanca të Kuvendit duhet të ndëshkohen financiarisht.

“Administrimi i pjesëmarrjes dhe i kuorumit dhe i kompensimit apo ndëshkimi financiar për mospjesëmarrjes. Në Kryesi kjo s’po kalon pasi s’e kemi shumicën, Opozita përfaqësuesit. Lista Serbe ka përfaqësuesit dhe aty janë 6 anëtarë. Mendoj se ka kryesia duhet ta miratojë një rregullore të tillë që administron realisht pjesëmarrjen dhe të kompensimit për pjesëmarrje dhe të ndëshkimit financiar për mospjesëmarrje”, deklaroi Rrustemi.

Sipas deputetit të VV-së, brenda partisë vazhdimisht diskutohet mungesa e deputetëve në seanca të Kuvendit dhe rritja e produktivitetit, por siç tha ai, duhet të shihet edhe mungesa e opozitës kur votohen çështje me rëndësi.

Lexo më shumë  Koordinatorja e OKB-së e vlerëson pozitivisht procesin e regjistrimit

Për dështimin e seancë së sotme për shkak të mungesë së kuorumit, Rrustemi tha se nuk duhet të kritikohet vetëm mungesa e deputetëve të shumicës.

“Sot ishte seanca për të trajtuar pika të papërfunduara, por ishte e rëndësishme për t’u votuar shumë nga projektligjet. Dështoi në mungesë të kuorumit, pas pauzës për 1 deputet, por duhet të shohim nga një rrafsh më i gjerë. Duhet të shihet përgjegjësia e deputetit karshi raportit pozitë-opozitë. Të gjithë i kanë detyrimet e barabarta. Jemi në një situatë ku deputetet e opozitës janë të pranishëm por nuk evidentohen pasi nuk votojnë fare”, deklaroi ai.

Rrustemi tha se deputetët opozitarë po e bllokojnë punën e Kuvendit duke mos marrë pjesë fare në votim, por vetëm duke u nënshkruar për mëditje.

“Deputetët e mazhorancës të jenë më të përgjegjës dhe t’i përmbushin detyrimet e tyre, në anën tjetër, deputetët pa dallime partiake dhe kur s’kanë veprim politik bojkotimin…Të qëndrosh në seancë dhe të mos votosh fare është absurde, e padrejtë dhe shpërdorim i pozicionit”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33%

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Rrustemi tha se gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, dialogu është transformuar rrënjësisht, bazuar edhe në marrëveshjet e arritura. Sipas tij, tash Kosova po trajtohet si palë e barabartë, po përfaqëson veten dhe po flet për reciprocitet.

“Kemi kaluar nga një qasje konceptuale që Kosova s’trajtohej si palë e barabartë, në një çështje ku dialogu flet për reciprocitet, për palët si të barabarta dhe asnjëra palë s’e përfaqëson tjetrën…Po e theksojmë që marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi dhe menjëherë. S’mund të selektohen pjesë të marrëveshjes, por si tërësi duhet të përmbushet nga palët”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *