KryesoreLajme

Shqiptarët e Amerikës protestë para selisë së OKB-së në New York, kundër vizitës së Vuçiç

Protestë kundër vizitës së ardhshme të presidentit serb Aleksander Vuçiç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York

Të hënën 23 tetor, në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë konferencën e dytë të vitit për situatën në Kosovë.

Përfaqësuesja Speciale dhe shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) Caroline Ziadeh do të informojë mbi zhvillimet e fundit dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Serbia pritet të marrë pjesë sipas rregullit 37 dhe Kosova sipas rregullit 39 të rregullores së përkohshme të procedurës së Këshillit.

(Neni(Rule) 37 dhe 39 i rregullores së Këshillit të Sigurimit thotë se : Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara që nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit mund të ftohet, si rezultat i një vendimi të Këshillit të Sigurimit, të marrë pjesë, pa votë, në diskutimin e çdo çështjeje të paraqitur para Këshillit të Sigurimit kur Këshilli i Sigurimit konsideron se interesat e atij anëtari preken posaçërisht, ose kur një anëtar sjell një çështje në vëmendje të Këshillit të Sigurimit në përputhje me nenin 35 (1) të Kartës.)

Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës Shqiptare në një takimi që mbahet sot në mbrëmje ka ftuar përfaqësuesit e organizatave të komunitetit shqiptaro-amerikan , për tu bërë gati për të mbajtur një demostrat në sheshin e demostratave të shqiptarve Dag Hammarskjöld Plaza(Park · E 47th St, betwen 1t and 2t Avenue) pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara kundër vizitës së ardhshme të presidentit serb Aleksander Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet të hënën më 23 tetor.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

Siç dihet sheshi Dag Hammarskjöld Plaza(Park · E 47th St, betwen 1t and 2t Avenue) pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara në New York, është sheshi mjaft i njohur për shqiptarët e Amerikës, ngaqë aty ka qenë “sheshi i shqiptarve” ku janë mbajtur demostratat më të mëdha dhe më të fuqishme për lirinë e Kosovës, liritë e të drejtat e shqiptarve në Luginën e Preshevës, Çamërinë, shqiptarët e Malit të zi, Maqedonisë dhe kundra Sllobodan Millosheviqit.(imazhe të atyre protestave janë edhe këto foto nga axhensit ndërkombëtare të lajmeve).

Rruga Press

YouTube player