“Shqiponja” e kombëtares “sulmohet” në të gjitha anët, ish-legjenda e Chelsea e do te Evertoni

Merkatoja e Verës për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën do të jetë më e “nxehtë” se kurrë më parë.

20-vjeçari shkëlqeu me Southampton këtë sezon në Premier League, duke bërë paraqitje që do të merrnin vëmendjen e të gjitha skuadrave të mëdha.

Broja po “sulmohet” nga të gjitha anët, pasi Seria A dhe Premier League janë vetëm dy nga kampionatet që po këmbëngulin për shërbimet e tij.

Sulmuesi shqiptarë është nën zotërimin e Chelsea dhe pikërisht një ish-legjendë e bluve të Londrës është hedhur në sulm për Brojën.

Frank Lampard pasi arriti që të mbijetonte me Evertonin mes më të mirëve në Premier League, ka hedhur sytë nga 20-vjeçari shqiptar për sezonin e ardhshëm, si një lojtarë i duhur për t’i besuar çelësat e repartit të sulmit.

Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se vetë Lampardi do të flasë me drejtuesit e Chelsea për Brojën, me këtë të fundit që duke parë rivalë si Lukaku e Havertz, mendohet se ka më pak shanse të qëndrojë te Chelsea edhe pse Thomas Tuchel e ka konsideruar si pjesë të planit të tij për sezonin e ardhshëm.

Rruga Press

Lexo më shumë  Lista - Zbulohen 55 talentet kuqezi që luajnë në Itali

Leave a Reply

Your email address will not be published.