Bota

Gjyqi i dytë i krimeve të luftës – Ushtari rus: Jam plotësisht fajtor për krimet…

Dy ushtarë rusë të kapur nga ukrainasit janë deklaruar fajtorë për bombardimin e një qyteti në lindje të Ukrainës, në gjyqin e dytë për krime lufte që po mbahet që kur Rusia nisi luftën në vend, raportoi The Guardian të mërkurën.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pohuan se ishin pjesë e një njësie artilerie që gjuajti mbi caqet në rajonin e Kharkivit nga rajoni Belgorod në Rusi.

Lexo më shumë  BBC vjen me një ‘numër të konfirmuar’ të ushtarëve të vdekur të Rusisë në Ukrainë – që është tetë herë më i lartë se numri zyrtar i dhënë nga Moska

Bombardimet shkatërruan një institucion edukimi në qytetin Derhachi.

Bobikin dhe Ivanov, shofer dhe tjetri gjuajtës, u kapën pasi kaluan kufirin dhe vazhduan të gjuanin.

“Jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat akuzohem. Ne gjuajtëm Ukrainën nga Rusia”, tha Bobikin në gjykatë.

Ivanov kërkoi që të mos dënohet me maksimumin e viteve burgim.

“Pendohem dhe kërkoj reduktim të dënimit”.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Prokurorët kërkuan që ata të burgosen për 12 vjet për shkelje të ligjeve të luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *