KryesoreLajme

Shqipërisë po i largohen personat me aftësi teknologjike

Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina janë dy shtetet e Ballkanit Perëndimor që po vuajnë më shumë nga largimi domethënës i profesionistëve me aftësi teknologjike, sipas një raporti të fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të titulluar Raporti i Tranzicionit 2021-’22 i cili përqendrohet në tendencat e dixhitalizimit.

Sipas BERZH, mesatarisht 1.5% e njerëzve në rajonet e BERZH, që kanë listuar disa aftësi teknologjike në profilin e tyre, janë larguar jashtë në vitin 2019. Megjithëse kërkesat për këto aftësi mund të jenë të larta në vendet në zhvillim, firmat në ekonomitë e përparuara mund të ofrojnë paga shumë më të larta, vëren raporti.

Sipas grafikëve të raportit, Shqipëria renditet ndër vendet e rajonit të BERZH që ka peshën më të ulët të ekspertëve dhe profesionistëve të teknologjisë së informacionit në raport me totalin e të punësuarve, që i referohen vitit 2019, me më pak se 1% të totalit, nga 3% që është mesatarja e ekonomive të zhvilluara.

Lexo më shumë  Ministri i Brendshëm, Sveçla pas dënimit të spiunes së Serbisë: Asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet

Ndryshe nga vendet e zhvilluara, në Shqipëri, dominojnë sektorët me intensitet të ulët dhe të mesëm të dixhitalizimit, duke përbërë rreth 70% të punësimit në 2019.

Mundësitë dixhitale, përparimin më të madh e ka bërë shteti

Raporti rendit shtetet e rajonit të BERZH dhe të tjera të zhvilluara sipas treguesit të mundësive dixhitale për vitin 2020, duke e krahasuar me 2015-n. Shqipëria, për vitin 2020, e ka këtë tregues 65.4, duke u renditur më mirë se Maqedonia e Veriut (59.3), Mali i Zi (58.5) dhe Bosnjë-Hercegovina (45.2). Më mirë në rajon është Serbia (68).  Listën e kryesojnë Shtetet e Bashkuara, ku treguesi i mundësive dixhitale është 95.4.

Në krahasim me vitin 2015, kur treguesi ishte 46 pikë, Shqipëria ka bërë progres. Përmirësimi më i madh është në shërbimet e qeverisë (nga 44.1 pikë në 83 pikë), në nivele të ngjashme me shtetet me ekonomi të përparuara.

Lexo më shumë  Kurti thërret konferencë për media

Më dobët treguesi është për  infrastrukturën (55.6 pikë, nga 44.1 pikë në 2015-n) dhe aftësitë, që pothuajse nuk kanë ndryshuar fare në krahasim me pesë vite më parë (nga 55.7 në 55.8). Treguesi i rregullimit të tregut është përmirësuar nga 40.6 në 67.2.

Vendi ynë renditet më dobët në dixhitalizimin e individëve (20.4), në raport me atë të formave (51.4). sipas raportit, niveli i dixhitalizimit është i ngjashëm me atë të zhvillimit të vendeve. Niveli i ulët i dixhitalizimit të njerëzve është dhe një nga faktorët që pengon përdorimin e teknologjive dixhitale./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *