Sport

Befason Lewandowski: “Topi i Artë”? Nuk më intereson më

Robert Lewandowski është një nga lojtarët favoritë për të fituar “Topin e Artë” ceremonia e të cilit do të zhvillohet në fund të vitit. Polaku ka reaguar pas zërave se fituesi është vendosur duke iu referuar publikimit të listës nga “France Football” disa javë më parë.

“Nuk jam duke menduar për ‘Topin e Artë’. Kam ndaluar së menduari. Nuk të ndihmon të mendosh gjithë kohës për të. Çfarëdo të jetë publikuar në shtyp, e marr me shumë qetësi. Ka më shumë gjëra të rëndësishme në jetë në këto momente se ai çmim.

Do të mendoj për të vetëm kur të vijë dita. Tani jam duke menduar për gjëra të tjera, siç është ecuria me Bajernin dhe kombëtaren me të cilën kam një shans të artë për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm”, tha golashënuesi më i mirë i Bundesligës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *