Opinion/Aktualitet

Shqipëria nuk i ngjan Europës as në protesta

Shkruan Shaban Murati

Në asnjë samit të BE, të NAT0-s, të G-7, etj. ku në rrugë ka pasur protesta të ashpra, nuk kanë protestuar kurrë partitë parlamentare opozitare të vendeve mikpritëse të samiteve. Kanë protestuar vetëm forca dhe grupe revolucionare antiperëndimore, antiatlantike, anarkiste, maoiste, trockiste, ekologjiste, izolacioniste, okulte, etj.

Lexo më shumë  Propaganda opozitare për "gazin amerikan në Kosovë"

Protestat në ditët e samiteve të BE, të NATO-s, të G-7, etj. kanë qenë protesta ndërkombëtare me pjesëmarrjen e grupeve, shoqatave dhe individëve të ardhur nga shtete të ndryshme të Europës dhe të botës, dhe kurrë nuk kanë qenë kombëtare vetëm të vendit mikpritës të samiteve.

Protestat në Europë, ditën e samiteve kanë qenë kundër samiteve dhe nuk ka ndodhur kurrë në Europë dhe në botë, në asnjë shtet ku janë zhvilluar samitet, që të protestohet duke kërkuar përkrahje nga samitet për interesa të brendshme politike dhe personale.

Lexo më shumë  Edi Rama krijoi këtë strukturë tregu dhe model ekonomik: paratë tona mund të shkojnë vetëm te një dorë njerzish që jep leje ai. Sot në shesh dhe për këtë!

Shqipëria as në protesta nuk di t’i ngjajë Europës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *