Opinion/Aktualitet

Shqipëria nuk i ngjan Europës as në protesta

Shkruan Shaban Murati

Në asnjë samit të BE, të NAT0-s, të G-7, etj. ku në rrugë ka pasur protesta të ashpra, nuk kanë protestuar kurrë partitë parlamentare opozitare të vendeve mikpritëse të samiteve. Kanë protestuar vetëm forca dhe grupe revolucionare antiperëndimore, antiatlantike, anarkiste, maoiste, trockiste, ekologjiste, izolacioniste, okulte, etj.

Lexo më shumë  Për 3 përqind serbë në Kosovë kemi mobilizim të krejt diplomacisë evropiane...Por për 30 përqind shqiptarë në Maqedoninë e Veriut a flet ndokush nga Brukseli, Berlini, Parisi apo Shkupi?

Protestat në ditët e samiteve të BE, të NATO-s, të G-7, etj. kanë qenë protesta ndërkombëtare me pjesëmarrjen e grupeve, shoqatave dhe individëve të ardhur nga shtete të ndryshme të Europës dhe të botës, dhe kurrë nuk kanë qenë kombëtare vetëm të vendit mikpritës të samiteve.

Protestat në Europë, ditën e samiteve kanë qenë kundër samiteve dhe nuk ka ndodhur kurrë në Europë dhe në botë, në asnjë shtet ku janë zhvilluar samitet, që të protestohet duke kërkuar përkrahje nga samitet për interesa të brendshme politike dhe personale.

Lexo më shumë  Për 3 përqind serbë në Kosovë kemi mobilizim të krejt diplomacisë evropiane...Por për 30 përqind shqiptarë në Maqedoninë e Veriut a flet ndokush nga Brukseli, Berlini, Parisi apo Shkupi?

Shqipëria as në protesta nuk di t’i ngjajë Europës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *