Lajme

Shqipëria dy vite pa Teatër Kombëtar

Prej dy vitesh Shqipërisë i mungon Teatri Kombëtar. Edhe pse ka kaluar kohë nga shembja e tij, institucionet shtetërore nuk po bëjnë asnjë përpjekje për ndërtimin e tij.

Shqipëria prej dy vitesh nuk ka Teatër Kombëtar. Aksioni ndodhi shpejt. Mësymja e policisë më datë 17 maj në Teatrin Kombëtar të vitit 2020, ishte paralajmëruar edhe më herët prej artistëve dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Përgjatë orëve të pritjes artistët përcillnin sinjale, se shteti përmes policisë do të hynte brenda Teatrit Kombëtar, këtë herë për të përshpejtuar  shembjen e institucionit që ishte kthyer në strehëz lirie.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Dhjetëra makina dhe afro 1000 trupa të Policisë dhe Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në teatro, ku larguan me dhunë artistët dhe aktivistët, e ndaj atyre që u përpoqën të rezistonin, agresiviteti dhe dhuna qe më e madhe. Mirëpo, siç qe paralajmëruar aktivistët, qëndruan me rezistencë deri në fund, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Fadroma e parë mbërriti në orën 4 e 30, ndërsa nisi aksioni me lëkundjet e teatrit, i cili kishte brenda artistë e aktivistë.

Të pikasur nga policia, dhe të tmerruar, nga ajo që po ndodhte, shumë artistë, aktivistë, qytetarë tentuan,, të qëndronin me çdo kusht në Teatër, për të parandaluar shembjen e tij, por konfrontimi me një numër të madh policësh qe i pamundur për ta.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Sot, edhe pse kanë kaluar dy vite nga shembja e Teatrit Kombëtar nuk ka filluar ende puna për ndërtimin e tij. Institucionet shtetërore e kanë hequr vëmendjen nga teatri, ndërsa artistët premtojnë se do të luftojnë deri në fund që ai të ndërtohet atje ku ishte dhe siç ishte.  

https://fb.watch/d3raTZyz10/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *