Lajme

Deklarata/Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për miratimin e zgjerimeve të sanksioneve kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar Kosovën për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Ambasada amerikane në Prishtinë në llogarinë e saj në Twitter ka falënderuar Kosovën për strehimin e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën—duke miratuar sanksione, duke ofruar mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, kanë shkruar nga kjo ambasadë.

Lexo më shumë  Krasniqi: Skenarët e PDK-së janë relikte të kohës së Thaçit dhe SHIK-ut kur e sundonin Kosovën

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar vendimin për zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë, përfshirë pakon e katërt të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër këtyre dy shteteve. 

https://twitter.com/USEmbPristina/status/1526532914804137985

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *