Art & Kulturë

Festivali i Cannes bëhet gati për edicionin e 75-të në vitin e luftës

Festivali i Filmit në Cannes po përgatitet për një edicion të madh të 75-vjetorit me një përzgjedhje të emrave me nam të Hollywoodit dhe të fituesve të mëparshëm të “Palmës së Artë”, një rikthim i vrullshëm, edhe pse lufta në Ukrainë po vazhdon.

“Unë sinqerisht mendoj se ky është një nga formacionet më të mira të Cannes në vite”, ka thënë Scott Roxborough, shef i Zyrës evropiane për “The Hollywood Reporter”.

Festivali zgjat nga 17-28 maj, duke rifilluar kalendarin e tij tradicional pas dy vjetëve të ndërprerjeve pandemike. Ai u anulua në vitin 2020, dhe vitin e kaluar u zhvendos në korrik, kur u mbajt nën protokolle të rrepta kundër koronavirusit.

Këtë vit festat janë rikthyer dhe në vendet e tjera dhe do të përfshijnë “Top Gun Maverick” të Tom Cruise duke e sjell yllin në Cannes për herë të parë në tri dekada.

“Është traditë të kemi miqtë tanë amerikanë. Të mos harrojmë se Festivali i Cannes më 1939 dhe më 1946 praktikisht u ndërtua bashkë nga Franca dhe Hollywoodi”, ka thënë drejtori i Festivalit, Thierry Fremaux, në një konferencë për media.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Aktori Forest Whitaker do të jetë gati për të marrë “Palmën e Artë” të nderit për arritje jetësore.

David Cronenberg do të shënojë rikthimin e tij në filmat horror me “Crimes of the Future”, bashkë me Iggo Mortensen, Kristen Stewart dhe Lea Seydoux.

Azia do të ketë një paraqitje të fortë, pavarësisht mungesës së Kinës, me filmat e Park Chan-Wook dhe Hirokazu Kore-Eda. Në garë është dhe aktori i “Squid Game” Lee Jung-Jae me filmin “Hunt”.

“Të gjithë duan të kthehen për këtë moment, një lloj ky rizgjimi i kinemasë këtu në Cannes” , ka thënë Roxborough.

Festivali hapet të martën me filmin “Final cut”, nga regjisori francez Michel Hazanavicius, i cili ndryshoi titullin nga “Z, like Z” për të hequr një referencë të shkronjës që lidhet me luftën në Ukrainë.

Festivali i ndaloi delegacionet zyrtare ruse, por do të shfaqë filmin “Gruaja e Tchaikovskit” të regjisorit rus në mërgim Kirill Serebrennikov, i cili ka folur hapur për luftën.

Gjithashtu do të shfaqet “Mariupolis 2” nga regjisori lituan Mantas Kvedaravicius, 45-vjeçar, i cili u vra në Mariupol, qyteti ukrainas i bombarduar rëndë nga forcat ruse, gati një muaj më parë ndërsa po punonte për filmin. Atë do ta prezantojë e fejuara e tij, Hanna Bilobrova, e cila e përfundoi projektin.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Një tjetër projekt ukrainas është ai nga Maksim Nakonechnyi, “Butterfly Vision” me historinë e një gruaje të re ukrainase që kthehet në vendin e saj pasi u kap dhe u lirua në një shkëmbim të burgosurish.

“Ne do të mendojmë shumë për filmin, por nuk do të ndalemi kurrë së menduari për atë që po ndodh edhe në Ukrainë”, ka thënë Fremaux, i cili u përball me shumë pyetje rreth pozicionit të Festivalit ndaj luftës.

Folegj: “Ne do të mendojmë shumë për filmin, por nuk do të ndalemi kurrë së menduari për atë që po ndodh edhe në Ukrainë”, ka thënë drejtori i Festivalit, Thierry Fremaux, në një konferencë për media, i cili u përball me shumë pyetje rreth pozicionit të Festivalit ndaj luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *