Bota

Historike/Me 188 vota pro, parlamenti i Finlandës miraton kërkesën për anëtarësim në NATO

Parlamenti i Finlandës ka miratuar me shumicë dërrmuese një propozim për të aplikuar për anëtarësim në NATO, në një ndryshim historik të politikës së shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Votimi erdhi pasi presidenti, Sauli Niinisto dhe qeveria vendosën zyrtarisht të dielën se vendi do të nisë një ofertë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, por vendimi ishte në pritje të miratimit nga parlamenti.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Nga 200 deputetë, 188 votuan pro dhe tetë kundërshtuan aplikimin, tha kryetari Matti Vanhanen, raporton skynews.

Ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto tha se vendimi nuk ishte arsye për të festuar sepse “ka luftë në Evropë”.

“Anëtarësimi i Finlandës në NATO nuk do të ndryshojë mendimin tonë bazë se ne gjithmonë do të kërkojmë zgjidhje paqësore dhe ne jemi një komb paqedashës që do të kërkojmë para së gjithash zgjidhje diplomatike për çdo konflikt”, tha ai gjatë debatit.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *