Sport

Shqipëria do të luajë kundër ish-kampionëve të botës në ndeshjen miqësore

Shqipëria do të provojë veten në muajin Mars në një miqësore luksi përballë Spanjës.

Federata shqiptare e futbollit ka bërë të ditur lajmin ku konfirmohet se kuqezinjtë do të luajnë më 26 Mars në Spanjë një miqësore, e para në histori mes tyre, ndaj iberikëve teksa ora dhe stadium mbeten për t’u përcaktuar.

Një ndeshje e tillë nuk mund të konsiderohet miqësore për ne për vet faktin se do të kemi një skuadër si ajo e Luis Enriques përballë ku mund të provojmë dhe nivelin tone ndaj tyre.

Lexo më shumë  Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

7 herë jemi përballur me Spanjën dhe të gjitha janë ndeshje zyrtare kualifikuese për Europianin ose Botërorin e më 26 Mars do të kemi miqësoren e pare mes dy kombëtareve.

Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988. Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986 dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça. Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987 Shqipëria u mund me shifrat 5-0.

Lexo më shumë  Fabrizio Romano zbulon se çfarë ka vendosur Chelsea për Armando Brojën

Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992 u zhvillua në Spanjë,  më 19 dhjetor 1990, që përfundoi në favor të spanjollëve që fituan 9-0.

4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *