Lajme

Bizneset kundër shtrenjtimit të energjisë, KESH, OST e OSSH kërkojnë rritje çmimi

Të tre institucionet përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike kërkojnë rritje të çmimeve. Situata financiare, nevoja për investime dhe tregjet ndërkombëtare janë sipas tyre shkak për këtë nismë. Nga ana tjetër bizneset në përballjen me ERE kundërshtuan argumentet, duke theksuar se kostot do ti paguajnë familjarët.

“OSSH nuk duhet të ishte me humbje, për shkak të tarifave OSSH është me humbje. Qetësohuni nuk ka rritje të tarifës të transmetimit nga ana e OSSH, dhe ata të tensionit të mesëm që më datë 1 janar nuk impaktohen nga tarifa e OSSH.”

Drejtori i KESH, Ardian Çela dhe ai i OST Skerdi Drenova paraqitën kërkesat e tyre për rritjen e tarifës së energjisë pranë ERE.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Gjatë raportit kërkesa për dyfishimin e çmimit të kërkuar nga OST nga 0.75 lekë kilovati në 1.47 lekë është shkak i situatës financiare.

Ndërkaq KESH argumentoi sistemimin e tarifave.

“Ajo që OSSH ka kërkuar që duhet sikur është rritje, por është sistemim i tarifës është për tensionin e ulët, 0.4 kilovat, por ajo nuk impakton asnjë nga klientët që janë klientët familjarë të cilët do vazhdojnë të paguajnë 9.5 dhe të biznesit që do vazhdojë të paguajë 14.”  

Edhe OSSH propozoi rishikimin e tarifës për bizneset nga 1.5 në 2.6.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për furnizimin me energji argumentojnë se nga ndryshimet nuk preken konsumatorët. Por bizneset mendojnë ndryshe.

“Nuk është e drejtë që pas 2 vjetësh, për arsye që kanë të bëjnë me menaxhimin e kompanive apo me mënyrën organizative të kompanive qoftë ligjore, institucionale, organizative apo të tjera të vijë një rritje në një situatë që çdo biznes e kundërshton. Është një rritje që do t’i shtohet çmimit të rritur të energjisë dhe biznesi nuk është i gatshëm që të jetë dashamirës për t’i përballuar.”

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *