Shqipëria dhe Kosova nuk lëvizin në renditjen e FIFA-s
FIFA ka publikuar renditjen mujore dhe ashtu siç pritej nuk ka lëvizje për pjesën më të madhe të klubeve, mbi të gjitha atyre evropiane, kjo e kushtëzuar nga mungesa e aktiviteteve muajin e fundit.
Me 1374 pikë, Shqipëria pozicionohet në vendin e 66-të duke mos ndryshuar asnjë vend.
Asnjë ndryshim edhe Kosova që vijon të qëndrojnë në vendin e 111.
Nuk ka ndryshime as në dhjetë vendet e para, por ajo që bie në sy është renditja e Gjermanisë, aktualisht në vendin e 12-të, pasi ka humbur një tjetër pozicion me ngritjen e përfaqësueses amerikane.
Rruga Press