Lajme

Skandali i publikimit të pagave, Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje, dërgon grupin hetimor te AKSHI, ISSH dhe Drejtoria e Tatimeve

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e publikuar së fundmi, ku janë publikuar të dhënat personale, pagat dhe vendet e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.

Prokuroria ka dërguar grupin hetimor në institucionet e: AKSHI-t, ISSH dhe të Drejtorinë e Tatimeve.

Sakaq, vlen të përmendet se dje u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Sot, të enjten, u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *