Bota

Miliona vaksina anti-COVID në Austri mund të skadojnë

Miliona doza të vaksinave kundër koronavirusit rrezikojnë të dështojnë në Austri, për shkak të skadimit të afatit, paralajmëron organizata “Mjekët pa Kufij”, raporton agjencia “APA”.

Eksperti i “Mjekëve pa Kufij”, Marcus Bachmann ka thënë se edhe nëse gjithë personat do të vaksinoheshin me dozën e parë, të dytë apo përforcuese në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, e edhe nëse fëmijët do të vaksinoheshin, prapë 10.2 milionë doza do të mbeteshin në depo dhe do të rrezikonin skadimin e afatit.

Lexo më shumë  Ministri i mbrojtjes italiane: Sulmet ndaj civilëve të Gazës nuk mund të justifikohen më

Bachmann ka thënë se aktualisht janë shtatë miliona doza të papërdorshme në Austri.

“Është një tepricë dramatike, prandaj ka nevojë për veprim”, tha ai, duke kujtuar se vaksinat kanë një periudhë të shkurtër vlefshmërie prej gjashtë deri në nëntë muaj.

Bachmann thekson se problemi me shumicën e vaksinave është pamundësia që të kalohet në vende të tjera, sepse prodhuesit kanë siguruar të drejtën e vetos me kontratën, ku si shembull Moderna është shumë strikte.

Lexo më shumë  Ligjvënësi amerikan, Tajvanit: Armët po vijnë

Ai vuri në dukje problemin me vaksinën AstraZeneca, e cila thuajse nuk ekziston që nga vera dhe Austria ka marrë 5.2 milionë doza, nga të cilat 2.2 milionë janë dhuruar.

Tre milionë dozat e mbetura janë në ruajtje dhe do të skadojnë. Bachmann theksoi gjithashtu se është e vështirë të kesh të dhëna të sakta për vaksinat që skadojnë, për shkak të transparencës së pamjaftueshme të qeverisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *