Lajme

Shqipëri/ Qeveria kujtohet se i duhet prodhimi i grurit, ja vendimi i ri për subvencionimin e fermerëve

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi se çdo fermer në Shqipëri që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja.

Po ashtu, Krifca tha se në mbledhjen e qeverisë u mor vendimi që të shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

“1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare të mbështetjes së bujqësisë, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  "Shpifje skandaloze"/ Emisioni italian "Report" pas reagimit të kryeministrit: U dërguam kërkesë për intervistë personave të përmendur në reportazh, Rama dhe Agaçi nuk pranuan të flasin

Ne një intervistë disa javë më parë, Krifca deklaroi se nuk ka vend për shqetësim për ndonjë krizë të mundshme gruri, nisur kjo dhe nga situata globale si rezultat të luftës në Ukrainë.

Ministrja tha se vazhdimisht monitorohen tregjet ndërkombëtare, ndërsa po rriten gjithnjë e me shume sipërfaqet e prodhimit të grurit në vend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *