Lajme

Shprehet banori Ledion Mziu: U tërhoqa zvarrë nga 11 policë, traumë që do e kem gjithë jetën

Ditën e djeshme (19 janar) mes policisë dhe banorëve, pati përplasje pasi këto të fundit kundërshtonin shembjet e shtëpive, por megjithatë rezistenca e tyre nuk u shpëtoi dot shtëpitë.

Ndërkohë Ledion Mziu, i riu i cili u tërhoq zvarrë nga punonjësit e policisë nga çatia e shtëpisë, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi.

Ai tha se u dhunua nga policia e shtetit, ndërkohë shtoi se në tarracën e shtëpisë u lidh me pranga fallto, si një formë proteste kundër shembjes së banesës së tij.

Ledion Mziu: Nuk e mora mbrojtjen nga policia e shtetit, mora dhunë. Dje më është dhunuar banesa, jam dhunuar dhe unë personalisht sepse kam mbrojtur shtëpinë time. Unë isha në tarracën e varandës. Unë hipa për të filmuar fillimisht. I ndodhur në kushtet ekstremisht dhe shumë i lënduar psikologjikisht vendosa të lidhem me pranga që i kam blerë të Jambo, janë pranga plastike. I kam kërkuar punonjësit policisë të mos afrohen dhe të largohen nga banesa ime. As nuk i kam ofenduar dhe as nuk i kam goditur.

Ai tha se është i zhgënjyer nga institucionet e shtetit dhe nga Avokati i Popullit, pasi pavarësisht se ka dërguar një sërë shkresash  nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Ledion Mziu: Kërkova mbrojtje nga policia dhe jam shumë i mërzitur me dhunën që ka ushtruar policia ndaj banesës time, familjarëve të mi, dhe mua personalisht. Jam i zhgënjyer dhe nga avokati i popullit që nuk është paraqitur asnjëherë në banesën time pavarësisht shkresave që u kam dërguar. Unë nuk kisha armë, shkop dhe fikse zjarri. Vendosa të bëj një protestë duke u lidhur me prangat plastike që i kam blerë në dyqan.

Ai tha se si pasojë e goditjeve që ka ushtruar policia mbi të ka dhimbje, koke, qafe, të vjella dhe marrje mendsh.

Ledion Mziu: Kam dhimbje në pjesën e qafës, më kanë shtrirë 11 punonjës filmike. Më kanë shtrirë me fytyrë për tarrace. Përveç punonjësve të policisë është dhe një punonjës i IMT që më kap nga këmbët. Kam dhimbje koke, të vjella dhe marrje mendsh. Kjo është një traumë që do ta kem gjithë jetën besoj. S’jam përballur asnjëherë me forcat e policisë. Në momentin që më kanë vendosur prangat më kanë marrë dhe telefonin dhe nuk ma kanë dhënë më.

Ai shtoi se ka bërë kallëzim te SHÇBA sepse komisariati numër katër nuk ia mori përsipër kallëzimin. I riu kërkon që t’i gjendet telefoni pasi në të ka pamje filmike që inkriminojnë policinë.

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

“Shpresoj të gjendet telefoni sepse kam pamje filmike që inkriminojnë policinë.”- tha ai.

Ledion Mziu: Kam dhimbje në pjesën e qafës, më kanë shtrirë 11 punonjës filmike. Më kanë shtrirë me fytyrë për tarrace. Përveç punonjësve të policisë është dhe një punonjës i IMT që më kap nga këmbët. Kam dhimbje koke, të vjella dhe marrje mendsh. Kjo është një traumë që do ta kem gjithë jetën besoj. S’jam përballur asnjëherë me forcat e policisë. Në momentin që më kanë vendosur prangat më kanë marrë dhe telefonin dhe nuk ma kanë dhënë më.

Ai shtoi se ka bërë kallëzim te SHÇBA sepse komisariati numër katër nuk ia mori përsipër kallëzimin. I riu kërkon që t’i gjendet telefoni pasi në të ka pamje filmike që inkriminojnë policinë.

“Shpresoj të gjendet telefoni sepse kam pamje filmike që inkriminojnë policinë.”- tha ai.

Rruga Press

YouTube player