Lajme

Shpërthimi i granatës në veri të Mitrovicës, flasin nga Prokuroria: Personi i paidentifikuar hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy personave

Dy persona kanë mbetur të plagosur të hënën mbrëmë në veri të Mitrovicës, si pasojë e shpërthimit të një granate dore.

Njëri nga të plagosurit sipas policisë ka marrë lëndime të rënda, por që i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23:52, rrugën Knjaz Millosh në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin në veri, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.

Ai shtoi se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.

“Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, u shpreh Elshani.

Rruga Press

YouTube player