KryesoreLajme

Masakra e Reçakut/ Alizoti: Shenjë e paharrueshme e brutalitetit dhe dhunës ndaj popullit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka kujtuar përvjetori e masakrës së Reçakut, në një vizitë në “Kompleksin Memorial Masakra e Reçakut” ditën e djeshme, në Reçak të Shtimes.

Në një postim në Facebook, Alizoti shkruan se ndjen një dhimbje të thellë dhe ngushëllon të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi.

Postimi i plotë:

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, sot në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ndjej një dhimbje të thellë dhe ngushëllime për të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi. Ky akt i tmerrshëm, pjesë e genocidit Serb ndaj popullatës civile të Kosovës, do të mbetet një shenjë e paharrueshme e brutalitetit dhe dhunës. Kujtimi për viktimat e kësaj masakre dhe përpjekjet e tyre për liri do të jenë gjithmonë të gjallë në zemrat tona. Le të kujtojmë me nderim të rënët dhe të punojmë për një të ardhme!

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
YouTube player