Bota

Shpërthimet tronditën një port të Ukrainës disa orë pas marrëveshjes për grurin

Shpërthimet kanë tronditur një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska arritën një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, shkruan BBC.

Disa shpërthime goditën qytetin perëndimor të Odessas të shtunën në mëngjes. Shkaku i shpërthimeve është i paqartë.

Sipas kushteve të marrëveshjes të së premtes, Rusia ra dakord të mos sulmonte portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.

Lexo më shumë  Blinkeni në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

OKB-ja e kishte përshkruar marrëveshjen, duke lejuar eksportin e miliona tonëve grurë, si “një fener shprese”.

Oleksiy Honcharenko, një deputet lokal, shkroi në Telegram se kishte pasur gjashtë shpërthime në qytet dhe se porti kishte marrë zjarr pas sulmit.

Honcharenko shtoi se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi disa raketa të tjera dhe se avionët luftarakë ishin përfshirë në luftime.

Lexo më shumë  OKB: Afër gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në Rafah dhe veri të Gazës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *