Bota

“Rusia, sponsorizuese e terrorizmit”, Kongresi amerikan shton presionin ndaj presidentit Biden

Administrata e presidentit Biden është në shënjestrën e Kongresit Amerikan i cili kërkon që Rusia të shpallet si një shtet që sponsorizon terrorizmin. Shkak janë bërë dhe sulmet ndaj popullsisë civile në Ukranë në këto 5 muaj luftime.

Teksa lufta në Ukrainë po i afrohet fundit të muajit të saj të pestë dhe sulmet ruse ndaj civilëve raportohen pothuajse çdo ditë, po rritet trysnia mbi administratën Biden për të përcaktuar zyrtarisht Rusinë si një shtet që sponsorizon terrorizmin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i tha Sekretarit të Shtetit Antony Blinken se nëse ai nuk ushtron fuqinë e deleguar nga Kongresi për të bërë përcaktimin, vetë ligjvënësit do ta bëjnë një gjë të tillë.

Rusia është tashmë nën sanksione të rrepta, të vendosura nga SHBA-ja dhe një mori vendesh të tjera, por përcaktimi zyrtar si një shtet sponsorizues i terrorizmit do të rriste trysninë në disa mënyra të rëndësishme.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Elementët ndërkombëtarë të sanksioneve aktuale janë koordinuar me kujdes, por përcaktimi si sponsorizues i terrorizmit mund të shkaktojë një regjim më të rreptë ndëshkimesh që mund të zbatohen për palët e vendeve të treta që bëjnë biznes me individë dhe kompani ruse.

Përveç kësaj, përcaktimi do të heqë imunitetin e një vendi sovran të Rusisë në SHBA, duke hapur dyert për amerikanët e dëmtuar nga lufta në Ukrainë të ngrenë padi civile kundër qeverisë ruse në gjykatat amerikane.

Kryetarja Pelosi është ligjvënësja më e lartë që ka mbrojtur idenë që administrata të marrë masa, por ajo nuk është e para. Në fillim të këtij muaji, senatorët Lindsey Graham, një republikan, dhe Richard Blumenthal, një demokrat, udhëtuan në Kiev për ti dhënë shtytje legjislacionit që ata prezantuan në maj e që kërkonte përcaktimin zyrtar të Rusisë si shtet që sponsorizon terrorizmin.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Një projekt-ligj me të njëjtin synim u prezantua në Dhomën e Përfaqësuesve nga Joe Uilson, një republikan, dhe Ted Lieu, një demokrat.

Megjithatë, administrata Biden është shfaqur ngurruese për ta ndërmarrë këtë hap. Në të kaluarën, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se regjimi ekzistues i sanksioneve është i mjaftueshëm për të arritur qëllimet e administratës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *