Bota

Shpërthime të tjera në rajonin e Moldavisë që kontrollohet nga rusët

Dy antena radioje janë dëmtuar nga shpërthimet e reja në rajonin separatist Transnistria në Moldavi, ka bërë të ditur të martën Ministria e Brendshme e këtij shteti, raporton Sky News të martën.

Shpërthimet u dëgjuan në fshatin Maiac, në orën 6:40 dhe 7:05 të mëngjesit të së martës.

Nga shpërthimet nuk ka të lënduar.

Rajoni i i banuar kryesisht me rusë, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Moldavisë, por është pushtuar nga trupat ruse që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Lexo më shumë  Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull

Shpërthime në këtë rajon janë regjistruar edhe të hënën.

Një gjeneral rus tha javën e kaluar se një nga synimet aktuale të Moskës është që të vendosë një tjetër “pikë qasjeje” në Transnistria, duke e lidhur Rusinë me këtë vend përmes Ukrainës.

Kjo do të nënkuptonte marrjen nën kontroll të tërë pjesës jugore e të Ukrainës, përfshirë edhe qytetin e Odesës.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman, Scholz ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *