Bota

Kim Jong-uni zotohet ta rrisë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mbajti një fjalim sfidues në një paradë ushtarake të hënën mbrëma, duke u zotuar se do të rrisë arsenalin bërthamor të vendit.

Parada, e cila u mbajt për ta shënuar përvjetorin e themelimit të forcave të armatosura, shfaqi gjithashtu raketa balistike ndërkontinentale të ndaluara (ICBM), shkruan BBC-ja të martën.

Në mars, Koreja e Veriut testoi ICBM-në e saj më të njohur për herë të parë që nga viti 2017.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kjo ngjalli kritika nga komuniteti ndërkombëtar, i cili dënoi veprimin.

SHBA-ja gjithashtu vendosi disa sanksione ndaj vendit pas këtij testimi. ICBM-të janë armë bërthamore, të cilat zgjerojnë rrezen e sulmit të Koresë së Veriut deri në territorin e SHBA-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *