Bota

Shpërthen interesi për gjuhën ukrainase

Para se Rusia ta niste pushtimin e Ukrainës, Scott Richards po planifikonte të bartej në Kiev nga baza aktuale në Cyrih. Si udhëheqës i ekipit për një firmë investimi të Evropës Lindore, Richards fliste tashmë rusisht. Tani, me zhvendosjen në pritje me familjen e tij, Richards po “zhytet thellë” në studimin e gjuhës ukrainase dhe duke u futur në një kurs intensiv në internet nga Universiteti Katolik Ukrainas i Lvivit.

“Dua të flas me ukrainasit në gjuhën ukrainase për të festuar kulturën, lirinë dhe kurajën e mrekullueshme të tyre, ku tani po përballen në mbrojtje përballë brutalitetit të paprovokuar”, ka thënë ai, shkroi të premten The Guardian.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë e rrënjosur në idenë se një identitet unik ukrainas nuk ekziston, ka rritur interesin botëror për gjuhën e ukrainasve. E denoncuar si një dialekt fshatar nga perandoritë ruse dhe sovjetike, gjuha ukrainase është një gjuhë e dallueshme nga rusishtja, me një shkallë ngjashmërie disi të ngjashme me atë midis italishtes dhe portugezes.

Aplikacioni i mësimit të gjuhës Duolingu raportoi një rritje 557% në numrin e përdoruesve botërorë që po studiojnë gjuhën ukrainase dhe 2677% rritje në Poloni, e cila ka pritur më shumë se 2 milionë refugjatë ukrainas.

Para pushtimit, Sophia Reshetniak, 20 vjeçe, ishte studente dhe jepte mësime private të gjuhës angleze, ukrainase dhe ruse. Ajo humbi studentët pasi iku nga vendi, por ka gjetur të rinj përmes rrjetit NaTakallam, që punëson njerëz të zhvendosur për të mësuar gjuhët e tyre dhe të shpërndajnë kulturat.

Derisa Reshetniak nuk e sheh rusishten si “gjuhë të armikut”, disa që dikur e përdornin kur shkonin në Ukrainë, po zgjedhin ta mësojnë gjuhën ukrainase si shenjë respekti.

Në Ukrainë, rreth 46% e popullsisë flet gjuhën ukrainase, 28% ruse dhe një çerek prej tyre flet të dyja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *