KurioziteteLajme

Shpella vullkanore që fsheh eshtra njerëzish dhe kafshësh

Pirgje të mëdha eshtrash kafshësh dhe njerëzish janë zbuluar ditët e fundit në një shpellë vullkanore në Arabinë Saudite që mendohet të jetë mijëra vjeçare.

Sipas ekspertëve, shpella ku u gjetën kockat mendohet të ketë qenë vendi ku hienat tërhiqnin prenë e tyre për t’u ushqyer në qetësisë.

Hetimet e hollësishme kanë zbuluar se në pirgjet e mëdha me kocka janë mbetjet e mbi 40 specieve, duke përfshirë këtu kuaj, majmunë, gamile, dhi, gazela etj.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës realizon me sukses operacione kontrolli në Fushë Kosovë, Mitrovicë e Gjilan

Së bashku me to, janë gjetur dhe mbetje njerëzore, pasi hienat mendohet që gërmojnë dhe varret e njerëzve në kërkim të mishit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *