Art & Kulturë

Shpella dhe historia e saj me Azem Galicën

YouTube player

Njëri pllakat ka të shkruar “Olympi i Kosovës”, një tjetër “Azem Galica”, kurse tjetra afër saj “Azem Galica, Shpella Granit i shekujve”.

Me emra të ndryshëm, por me destinacion të njëjtë, të gjitha për në shpellën që po tërheqë vizitorë me bukuritë e saj në fshatin Përçevë të Klinës.

Historia e shpellës lidhet me atë të Azem Galicës, njërin prej figurave të rezistencës kosovare.

Historiani Smail Morina, thotë se historia fillon nga zbulimi i kësaj shpelle e deri te fshehja e trupit të Azem Bejtës këtu.

Ramiz Balaj është njëri nga banorët e Gllarrevës të Klinës që vizitorëve u flet për shpellën.

Rrëfimin e gojëdhënat banorët i kanë trashëguar brez pas brezi.

Historiani thotë se brendësia e shpellës ende është e paeksploruar nga ekspertët e arkeologjisë.

Skender Merturi nga Drejtoria e kulturës në Komunën e Klinës ka theksuar se ndonëse kjo shpellë nuk është në mbrojtje si trashëgimi kulturore, për vizitorët është një atraksion për t’u vizituar.

“Shpella e Azem Galicës nuk është nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, pasi është kompetencë e Ministrisë të vendosë për këtë çështje. Në vitin 2019 DKRS-ja ka bërë pastrimin e terrenit nga rruga deri te shpella në gjatësi 3 km, ndërsa në vitin 2022 është planifikuar të bëhet shenjëzimi deri te shpella. Mendojmë se shpella si aset më shumë ka rëndësinë e saj historike, e cila lidhet e me emrin e heroit tonë, Azem Galica, meqenëse ende nuk është bërë ndonjë vlerësim në aspektin kulturor nga ana e Ministrisë së Kulturës. E dimë që shpella ka vizitorë dhe interesim për t’u vizituar, por si Drejtori, nuk kemi ndonjë evidencë për numrin e saktë të vizitorëve. Gjithashtu shpella i plotëson kushtet e terrenit për t’u vizituar lirshëm”, thuhet nga Drejtoria e kulturës në komunë të Klinës.

Banorët e fshatit dhe njohësit e historisë apelojnë që shpella ku u hodh trupi i Azem Bejtës dhe nga e cila u nxorën eshtrat e tij pas 47-vjetësh, të jetë në mbrojtje të shtetit si një aset i trashëgimisë/Koha.net/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *