Lajme

Ministri Sveçla: Si rezultat i efikasitetit juaj, Kosova renditet e 12-ta në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë së qytetarëve

462 kadetësh kanë diplomuar në gjeneratën e 61-të të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se si rezultat i efikasitetit të vajzave dhe djemve tanë në detyrë, Kosova sot renditet e 12-ta në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë së qytetarëve sipas Gallup.

Lexo më shumë  Hapet “DHL Express” në qendër të Mitrovicës Veriore, sinjal i ri i normalizimit dhe zhvillimit ekonomik në veri të vendit

“Si rezultat i efikasitetit të vajzave dhe djemve tanë në detyrë, Kosova sot renditet e 12-ta në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë së qytetarëve sipas Gallup.

E kur jemi tek qytetarët dhe shoqëria jonë, Policia e Kosovës ndër vite ka arritur të fuqizojë lidhjen e saj me ta dhe falë kësaj, ajo vitin e fundit vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vendin tonë. Ky besim kolektiv në Policinë e Kosovës është më i vlefshmi e për të cilin ne dhe Policia duhet të punojmë fort për ta ruajtur”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Mes dramës sociale dhe mungesës së mbështetjes nga shteti/ Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Rruga Press

YouTube player