KryesoreLajme

Kurti në ceremoninë e diplomimit të kadedëve të rinj në Policinë e Kosovës: Nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe t’u përgjigjesh nevojave të qytetarëve

462 kadetësh kanë diplomuar në gjeneratën e 61-të të Policisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka uruar të gjithë ata për detyrën e re.

Sipas Kurtit, nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe ta marrësh përsipër t’u përgjigjesh nevojave dhe thirrjeve të përditshme të qytetarëve.

Lexo më shumë  Tabela/ Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Kryeministri tha se zotimi i tyre për 2000 policë të rinj tashmë është përmbushur dhe po tejkalohet për gati 25%. Sot diplomoi gjenerata e 61-të e Policisë, e gjashta në katër vjet e fundit.

“Ka shumë mënyra për t’i shërbyer vendit, personalisht dhe kolektivisht, privatisht dhe publikisht, por nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe ta marrësh përsipër t’u përgjigjesh nevojave dhe thirrjeve të përditshme të qytetarëve. Gëzuar detyra e re 462 kadetëve të diplomuar, 406 burrave dhe 56 grave, shqiptarë, serbë, boshnjakë, egjiptianë, ashkali dhe romë. U pensionofshin në uniformën e Policisë së Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Kreu i Unionit të Gjyqtarëve në Shqipëri: Ligji për pagat bie ndesh me Kushtetuesen. Që nga 2019-ta na është ulur rroga 19 %

Rruga Press

YouTube player