Kuriozitete

Shpallet restoranti më i mirë në botë, shqiptari kryeson me ‘Noma’: Jemi shumë të lumtur

Restoranti i kuzhinierit me origjinë shqiptare Rene Rexhepi është zgjedhur si restoranti më i mirë në botë. Restoranti Noma në Danimarkë, është zgjedhur nga The World’s 50 Best, gjatë një kompeticioni që u zhvillua mbrëmjen e kaluar. Lajmin për fitimin e vendit të parë e ka dhënë vetë kompeticioni me anë të një postimi në Twitter.

“Zonja dhe zotërinj, Nr. 1 në 50 Restorantet më të Mirë në Botë 2021, të sponsorizuar nga S.Pellegrino & Aqua Panna, është Noma në Kopenhagen, Danimarkë! Duartrokisni së bashku për kuzhinierin Rene Rexhepi dhe ekipin e tij!,” shkruhet një njoftimin e The World’s 50 Best.

Ndërkohë që pas kësaj zgjedhjeje, restoranti në faqen zyrtare të Twitter, shkruan se janë shumë krenarë që janë votuar restoranti numër 1 në botë. 

“Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë”, shkruhet në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *