Lajme

Mungojë mësuesit ndihmës, nxënësit me nevoja të veçanta rrezikojnë të mbeten pa shkollë

Këto ditë kanë qenë të mbushura me thirrje për peticione, por një prej tyre vjen më e veçantë. Firmat e mbledhura janë pikërisht për 4 mijë e 691 fëmijë me nevoja të veçanta që për të mësuar në shkollë ju duhet ndihma edhe e një mësuesi të posaçëm.

“Sot që është java e dytë e shkollës nuk janë akoma mësuesit dhe nuk janë përzgjedhur ende nga portali”, shprehet një prind.

Nga këta fëmijë, 1771 vuajnë nga çrregullimi i spektrit të autizmit. Mimoza është e ëma e një djali 12-vjeçar që për shkak të mungesës së mësuesve mbështetës rrezikon të mbetet pa shkollë. Nga ambientet e Ministrisë së Arsimit, ajo ka një thirrje për institucionet.

Lexo më shumë  Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit, diaspora urë-lidhëse për investime direkte

“Kërkoj që të kthehet mësuesja si për fëmijën tim dhe të gjithë fëmijët që kanë këto probleme dhe jo 45 minuta, por më shumë pasi atë që mëson nga mësuesja ndihmëse nuk mund ta mësojë nga një tjetër”.

Kërkesat që këta prindër sollën në Ministrinë e Arsimit përmblidhen në një pikë që mësuesit jo vetëm të caktohen pa vonesë, por të jenë edhe me profil të posaçëm në ndihmë të fëmijëve të tyre.

Lexo më shumë  Gjendet armatim në Veri, Sveçla dhe drejtori i Policës mbajnë konferencë të jashtëzakonshme

“Mësuesit e posaçëm të vendosen në të gjithë vendin dhe të kenë prioritet mësuesit specialë, të shtohet numri i mësuesve dhe orari i tyre”.

Edhe vitin e shkuar arsimor, vonesa për emërimin e mësuesve ndihmës ishte një problematikë me të cilën u ndeshën shumë prindër. Aktualisht nga Ministria e Arsimit ende nuk ka ende një datë nga se kur do të zyrtarizohen kontratat për mësuesit që ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit mësimor, për nxënësit me nevoja të veçanta./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *