Lajme

Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz

MInistri i Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka publikuar njoftimin e shpalljes së konkursit për hartimin e planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. Më poshtë njoftimi i plotë:

Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz

Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit.

Lexo më shumë  Ngadalësohet turizmi në Shqipëri, hyrjet e shtetasve të huaj në qershor shënojnë rritjen më të ulët të këtij viti

Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023,

Për informata më të hollësishme rreth kritereve të aplikimit: https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *