Sport

Shorti i Champions League në Monaco, 32 skuadra pjesëmarrëse në fazën e grupeve

Tre skuadrat e kualifikuara të mërkurën kanë kompletuar grupin me 32 ekipet pjesëmarrëse të edicionit të ri të ligës së kampionëve.

Sot në orën 18:00 do të njohin kundërshtarët e tyre të fazës së grupeve, ndërsa shorti do të hidhet në Monako.

Janë katër vazo, ku në secilën prej tyre gjenden tetë skuadra, konkretisht në të parën janë ekipet kampione në ligat kryesore.

Më pas nga vazoja e dytë deri tek e katërta janë vendosur skuadra në bazë të koeficientëve të tyre. Kujtojmë se në këtë fazë nuk lejohen përballjet mes skuadrave nga i njëjti vend.

Rruga Press

YouTube player