Art & Kulturë

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizon “Panairin e librit 2021”

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizon Panairin e librit New York 2021. Në këtë event do të marrin pjesë shkrimtarë nga Amerika, Kanadaja, Shqipëri, Italia. Gjithashtu pjesë e këtij panairi do të jenë edhe shkrimtarët Visar Zhiti dhe Gjekë Marinaj.

Panairi organizohet ditën e diel, më datë 12 dhjetor 2021 në orën 13:30, pranë Qendrës Kulturore Shqiptare Illyria.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është shtëpia e shkrimtarëve, ku vlerësohet fjala e tij e bukur, e ngrohtë, me një art tepër origjinal të rrëfimit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *