Lajme

Asnjë ndërhyrje nga Bashkia Tiranë, rrugët “Sadik Petrela” dhe “Pjetër Budi” tërësisht të shkatërruara

Shumë rrugë të Tiranës janë shkatërruar nga cilësia e dobët e punimeve dhe në to nuk ka asnjë ndërhyrje nga Bashkia për mirëmbajtjen.Ora News ka kryer një vëzhgim në akset më të populluara të kryeqytetit.

Qytetarët nuk po gjejnë qetësi me rrugët në Tiranë. Veç trafikut të mbingarkuar, ata përballen edhe me gropat që në ditë shirash bëhen të pakalueshme.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Së fundmi “Sadik Petrela” dhe “Pjetër Budi” janë terësisht të shkatërruara, duke u kthyer edhe  në burim aksidenti. Edhe pse situata është problematike prej 2 javësh nga ana e Bashkisë nuk është marrë asnjë masë.

Kjo është rruga “Sadik Petrela” në kryeqyetet. Prej gati dy javësh është degraduar në këtë gjendje.

Rruga është jashtë çdo standardi.

Edhe pse një aks i populluar, askush nuk ka ndërhyrë.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Ndërkohë edhe në rrugën “Pjetër Budi” një pjesë e aksit është tërësisht e shkatërruar, duke u kthyer në burim aksidenti.

Çdo drejtues mjeti që kalon aty detyrohet të devijojë rrugën ose të paguaje kostot e makinës.

Edhe ky aks ka disa kohë që ështe rrenuar, por nga ana e Bashkisë nuk është marrë asnjë masë./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *