Lajme

Shoqata ambientaliste “Zharrëza” në Patos: Gropa e naftës po helmon banorët e zonës

 Banorët e Zharrëzës në Patos kanë ngritur alarmin se një gropë që shërben për depozitimin e mbetjeve të naftës po u rrezikon atyre jetën.

Të njëjtin problematikë e ka denconcuar edhe shoqata “Zharrëza”. Sipas kësaj shoqate, gropa me mbetje të naftës është e paizoluar dhe po helmon puset e ujit të banorëve, gjithashtu po dëmton edhe ullinjtë e zonës.

Lexo më shumë  Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares së Trumpi që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”

Një përfaqësi e shoqatës ambientaliste “Zharreza” ka denoncuar në media se një gropë ekologjike që ndodhet fare pranë banesave të një lagjeje në Zharrëz po rrezikon seriozisht jetën e banorëve të kësaj zone, nga çlirimi i gazrave toksikë.

Prej 10 vjetësh kjo gropë shërben për grumbullimin e mbetjeve të naftës bruto por që asnjëherë nuk ka marr leje mjedisore edhe pse ka aplikuar pranë organeve kompetente.

Lexo më shumë  Trump tërhiqet, shtyn tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës për një muaj

Gropa ndodhet në ish-sektorin 7 të prodhimit të naftës Patos, por është jashtë kushteve teknike.Në lidhje me këtë problematikë është kontaktuar drejtori i kompanisë Albpetrol Eltar Deda, por ai ka refuzuar të përgjigjet duke mos dhënë asnjë sqarim për rrezikun që i kanosët banorëve të Zharrëzës në zonën e Patosit.

Rruga Press

YouTube player