Lajme

Taravari: Kurti ka qëndrim të qartë për orientimin e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “Top Channel” të Shqipërisë në pyetjen për përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në skenën politike në Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi se për të ka një respekt të veçantë.

“Kam respekt, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike. Mendoj se kanë pasur rol konstruktiv të dy kryeministrat edhe pse në zgjedhje ka pasur ndikime, edhe nga z. Kurti”, deklaroi Taravari.

Kreu i ASH-së theksoi se Kurti në zgjedhjet e vitit 2020 ka qenë përkrahës dhe i përfshirë në fushatën e Maqedonisë.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

“Ai na ka ndihmuar atëherë neve si opozitë, megjithatë, të dy kryeministrat shqiptarë, janë të interesuar për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

YouTube player