Bota

Shkrirja e akujve në Zvicër zbulon “sekretin” që mbulonin Alpet që prej vitit 1968

Temperaturat rekord në Evropë po shkrijnë edhe akujt alpin, gjë që çoi në zbulimin e dy trupave dhe një aeroplani që u rrëzua në vitin 1968, shkruan The Guardian.

Temperaturat e larta po shkrijnë akujt e Zvicrës, duke zbuluar sekretet e tyre dhe këtë verë alpinistët gjetën mbetje njerëzore të paidentifikuara dhe rrënojat e një avioni që u zhduk më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Dy alpinistë francezë gjetën kocka njerëzore të mërkurën e kaluar teksa po ngjiteshin në akullnajën Chessjen në kantonin jugor të Valais, konfirmoi një zëdhënës i policisë.

“Eshtrat e alpinistëve u zbuluan pranë një shtegu të vjetër që nuk është përdorur për dhjetë vjet”, ka thënë Dario Andenmatten, menaxher i kasolles malore Britannia, ku shumë alpinistë nisin ngjitjet e tyre.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Dy alpinistët i zbuluan mbetjet sepse po ndiqnin një hartë të vjetër. Trupave iu kishin mbetur pothuajse vetëm kockat, ndërsa Andenmatten beson se personat vdiqën “diku në vitet 1970 ose 1980”.

Shtatë ditë më parë, një trup tjetër u gjet në akullnajën Stockji, në veriperëndim të Matterhorn.

Në të dyja rastet, policia e Valais tha se procesi i identifikimit të mbetjeve njerëzore përmes analizës së ADN-së është ende në vazhdim dhe do të zgjasë disa ditë.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Policia në rajonin e Alpeve mban një listë me rreth 300 raste të personave të zhdukur që nga viti 1925.

Në të është edhe pronari milioner i rrjetit të supermarketeve Karl-Erivan Haub, i cili kishte nënshtetësi të Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së. Ai u zhduk më 7 prill 2018 në rajonin Zermatt teksa stërvitej për një garë skish.

Gjatë javës së parë të gushtit, udhërrëfyesit gjetën edhe rrënojat e avionit që u rrëzua mbi akullnajën Altesch në qershor 1968 në male.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *