Bota

Putini merr goditjen e fuqishme

Nënkoloneli Nikolai Gorban, 36 vjeç ishte komandanti i forcave speciale të FSB-së dhe u vra në Ukrainë më 2 gusht. Kjo do të thotë se Vladimir Putini ka humbur një komandant elitar të Shërbimit Federal të Sigurisë në luftën në Ukrainë, oficeri i 99-të i lartë që ka vdekur gjatë luftës pesë-mujore.

Rrethanat e vdekjes së Gorban nuk janë bërë të ditura, por ai mendohet të jetë operativi më i lartë i FSB-së i vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës. Në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij thuhet se Gorban “ka marrë pjesë në aktivitete luftarake dhe operacione speciale në Rusi dhe jashtë saj”.

“Në kryerjen e detyrave luftarake, ai tregoi se ishte një oficer i guximshëm dhe i vendosur. Ai ishte krenar për shërbimin e tij në FSB-në ruse”, thuhej në të.

Lexo më shumë  SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Në citat thuhet gjithashtu se Gorban, djali i një ushtari, ka luftuar më parë në Siri dhe është vlerësuar me dy medalje për trimëri. Në goditjen e dytë u vra edhe koloneli Vasiliy Kleschenko, komandanti i forcave ajrore ushtarake. Kleschenko ishte zëvendës shefi i qendrës së 344-të për stërvitjen luftarake të pilotëve dhe snajperëve elitë të helikopterëve. Lajmet e fundit për vdekjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë tregojnë se ndoshta planet luftarake të liderit rus Vladimir Putin nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar për të.

Lexo më shumë  Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Javën e kaluar, forcat ruse humbën Olga “Korsa” Kachura, 52 vjeç, kolonelja e parë grua që vdiq në luftën në Ukrainë. Ajo ishte kolonele e forcave të mbështetura nga Rusia të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainë, ku komandonte një divizion artilerie raketore. Putini i dha titullin post-mortum “Heroina e Rusisë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *