KryesoreLajme

Shkrimtarja serbe Vuçiqit: Serbia ta njohë Kosovën. Vuçiqi: Ballkani i Hapur ide më e mirë

Në një debat televiziv, shkrimtarja serbe Biljana Srbljanoviq i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta njohë. Por, Vuçiq tha se mendon që në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Në emisionin e televizionit serb “TV Prva”, ku po diskutoheshin tema të rendësishme për Serbinë, ishte i ftuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në pyetjen nëse Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkrimtarja Srbljanoviq tha se “Kosova është shtet i pavarur që 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”.

Lexo më shumë  Kryeziu: Nëse pranohet oferta e Gërvallës, e zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

“Atje ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje. Janë të kota e gjithë pasuria dhe rrugët nëse jemi në një luftë me shqiptarët”, tha Srbljanoviq.

Shkrimtares serbe presidenti Vuçiq iu përgjigj, duke thënë se me siguri i ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president, kur ajo mendon kështu.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur, sepse pavarësia është gjithçka për çka ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiq.

Vuçiq nuk harroi të thotë se Ballkani i Hapur është një ide më e mirë (se sa njohja e Kosovës), nga ku mund të kuptojmë se presidenti serb e sheh projektin Ballkani i Hapur si zëvendësim të njohjes së Kosovës dhe devijim nga kjo gjë, për të cilën faktori ndërkombëtar po ushtron shumë presion mbi presidentin serb.

Lexo më shumë  Gërvalla: Oferta e Kosovës e humbi relevancën pas mbledhjes së sotme në KiE

“Mendoj se Ballkani i Hapur është ideja më e mirë, është një mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe marrëdhëniet tona të këqija. Sa i përket drejtësisë, nuk ka dyshim se Serbisë i është bërë padrejtësi e madhe. Si është e mundur që të gjithë kanë të drejtë të shkëputen nga Jugosllavia, kurse pas kësaj serbët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë të jetojnë”, tha Vuçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *