KryesoreLajme

Ligji e ka të qartë por pushteti serb fshin emërtimet në gjuhën shqipe

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim administrativ nga pushteti në Serbi. Përveç pasivizimit të adresave në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, tani shqiptarët po përballen edhe me diskriminim në emërtimin e rrugëve dhe të institucioneve në gjuhën shqipe, për të respektuar atë që sipas shtetit serb janë “pakica”. 

Edhe pse me Kushtetutën e Serbisë është e garantuar e drejta e përdorimit të gjuhëve të pakicave në toponime dhe emërtimin e institucioneve, sërish ligjet po nuk respektohen, madje edhe ato emërtime që janë po hiqen.

Flora Ferati-Sachsenmaier, bashkëpunëtore Shkencore në Institutin Max Plank për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik, përmes një postimi në Twitter, ka publikuar disa fotografi, duke ia faturuar të gjithë partisë në pushtet SNS e Serbisë, e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *