KryesoreLajme

Shkolla e Shëngjergjit jashtë funksionit. Prindërit: Fëmijët ndihen të rrezikuar

Shkolla e fshatit Shëngjergj në bashkinë e Maliqit ndodhet jashtë funksionit. Prej dy ditësh prindërit nuk i lejojnë fëmijët e tyre që të zhvillojnë mësimin në ambientet e klasave pasi ndjehen të rrezikuar nga shembja e ndërtesës. Ata kërkojnë krijimin e një godine të re.

“Kjo nuk quhet shkollë, por stallë për bagëti. Çfarë bie jashtë hyn e gjitha brenda, xhamat janë të parregulluar, gjithashtu edhe dyert. Ka mungesë edhe të kushteve të tjera si tualete, ngrohje apo ujë. Dje kemi bërë protestë vetëm për të sjellë drurë për ngrohje. Ne fëmijëve u japim drurë me vete nëpër çanta. Është e rrezikshme për fëmijet tanë pasi tavanet janë duke rënë. Fëmijët nuk i sjellim me dëshirë në shkollë por vetëm sepse nuk duam t’i lëmë pa studiuar”

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

E ndërkohë kryeplaku i fshatit, thotë se shkolla e Shëngjergjit do të nisë rikonstruksionin së shpejti, pasi sipas tij është siguruar fondi, ndërsa mësimi do të vijojë në ambiente të tjera deri në ndërtimin e shkollës.

“Për protestën e djeshme prindërit kishin shumë të drejtë që u mblodhen për drutë sepse shkolla jonë ka marrë çdo vitë nga dy makina me dru. Kam biseduar me kryetarin e bashkisë tërë këto kohë dhe ai nuk i ka lekët në xhep pasi fondi i është vonuar. Shkolla është në gjendje të mjeruar. Është aplikuar, ka ardhur fondi për këtë dhe shkolla e Shëngjergjit do të jetë e para që do të nisë punimet. Në këtë shkollë mësojnë rreth 40 nxënës, ndërsa mësimi do të vijojë në ambiente të tjera deri në ndërtimin e plotë të saj.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *