ArgumentKryesore

Përdhunimi i 16-vjeçares, për nënën-Më i rëndë turpi sesa përdhunimi

Brenda 1 jave janë raportuar 3 raste dhune dhe përdhunime ndaj 3 vajzave minorene, saktësisht, 6, 11 dhe 16 vjeçare. Rastet janë tronditëse dhe tëpër delikate. Por bëhet akoma më tronditëse kur dëgjon pikërisht nga nënat e këtyre vajzave që “vajzat janë mirë”, “nuk do merremi me këtë gjë” dhe “e bënte nga malli për të bijën”.

E gjithë kjo quhet vetëm diçka, turp nga bota, çfarë do thonë tani për ne.

Këto vajza janë viktimë e një shoqërie e cila nuk i mbron por i paragjykon dhe familja nuk i ndihmon. Më e rëndësishme për nënën janë fjalët e botës se sa shëndeti mendor dhe fizik i vajzës.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Nuk diskutohet që ato nëna janë në dhimbje dhe nuk u lejohet gati ta shprehin sepse përndryshe do duken të dobta dhe do paragjykohen më tepër.

E gjithë kjo situatë është pasojë e mos arsimimit dhe shtypjes së vazhdueshme që i bëhet vajzës dhe gruas në Shqipëri. Qeveria nuk ka punuar në asnjë drejtim që kjo shoqëri të kuptojë që dhunimi dhe përdhunimi është gjëja më e ndyrë që mund t’i bësh dikujt. Mungesa e mësuesve dhe psikologëve qoftë cilësore, qoftë fizike është lënë pas dore prej kohësh dhe vazhdohet të lihet si diçka e parëndësishme.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Thirrja shkon për shoqërinë, sepse qeveria e ka braktisur popullin prej kohësh: Të dhunosh, të përdhunosh një vajzë, një grua është kategorisht e gabuar. Mos e mendoni kurrë që të bëni aktin më makabër dhe të ulët që eshte dhuna fizike dhe përdhunimi. BOLL MË!

Sot më rëndë është të jesh nëna e një vajze të përdhunuar, sesa nëna e një djali që ka përdhunuar!

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *