Lajme

Shkëlzen Gashi befasohet me paraqitjen e Kurtit në Kuvend: Shumë po i poshtëron…

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas debatit parlamentar të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ku vëmendje morën ‘përplasjet’ e opozitës me kryeministrin Albin Kurti.

Gashi përmes një postimi në Facebook, vlerësoi se Kurti po i ‘poshtëron’ liderët opozitarë në paraqitjet e tij, përcjell “Bota sot”.

Madje, ai krahas fotos së publikuar të Kurtit, ironizoi duke thënë se “kam dilema se a duhet me i shpërfytyru kështu, sepse gjynah, janë fort të padijshëm…”

Postimi i plotë

Shumë po i poshtëron. po i pshurrë. i pamëshirshëm. e di që e meritojnë, por nganjëherë kam dilema se a duhet me i shpërfytyru kështu, sepse gjynah, janë fort të padijshëm…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *