Lajme

PK: Rreth 80 protestues të dhunshëm sulmuan me eksplozivë, armë, gurë e tulla policët në Zveçan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja mbi sulmin në Zveçan më 29 maj ndaj policëve.

Policia ka thënë se rreth 70-80 persona të dhunshëm me mjete eksplozive, armë zjarri, gurë e tulla kanë sulmuar zyrtarët.

Rasti është iniciuar si “sulm kundër rendit ksuhtetues të Republikës së Kosovës”.

“Zveçan 29.05.2023 – 17:00. Me datën e cekur rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

Në tri komunat veriore – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok – serbët kanë protestuar kundër vendimit që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrën nga objektet komunale. Ata kanë sulmuar përveç Policinë e Kosovës, edhe KFOR-in e mediat.

Lexo më shumë  Komandanti i Aleatëve të NATO në Evropë: Do të dërgojmë pajisje më të rënda dhe më shumë trupa në Kosovë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *