BallinaLajme

Shkarkohet nga detyra Kiço Londo, në vendin e tij emërohet Altin Basha

Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vendin e tij është emëruar regjisori Altin Basha. Ky i fundit u largua pak kohë më parë nga programi i humorit ‘Portokalli’, pas përplasjeve të vazhdueshme me drejtuesit e televizionit, por edhe mes vetë trupës së aktorëve.

Vendimi për London është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërsa është firmosur nga ana e zv.kryeministrit Erion Braçe, në mungesë të Edi Ramës. Në një komunikim me Fax News, Londo është shprehur se nuk është njoftuar më herët për këtë vendim.

‘Kur është bërë kjo mbledhje qeverie, ky vendim? Unë nuk di gjë, nuk jam njoftuar’, është shprehur Londo shkurtimisht.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me TK, e cila u shemb.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe

Lexo më shumë  Vulini i cili është në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi dhe Daçiqi ministër i Brendshëm





(E.K/Faxweb.al)

YouTube player