KryesoreLajme

Shiu nuk ndal studentët, sërish në protestë: Bashkohuni me ne! Rama në burg! Berisha në Burg!

As moti i keq dhe reshjet e shiut kanë përfshirë Tiranën, studentët nuk janë tërhequr nga protesta e tyre, duke vijuar revoltën kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në ditën e 22-të të revoltës studentore, të rinjtë kanë dalë sërish në rrugë duke bojkotuar mësimin dhe kanë dëshmuar se as shiu dhe as përpjekjet për të shuar zemërimin e tyre nuk i ndalin nga kërkesat për ndryshim.

Lexo më shumë  Spanjë/ Zbulohet baza e kokainës së mafias shqiptare, kapen 10 ton drogë me vlerë 145 milionë euro

Për momentin studentët ndodhen në Univeristetin e Politikenikut, ku me thirrjet ‘Bashkohuni me ne’ kanë hyrë nëpër klasat e fakultetit dhe pritet të mblidhen në ambjentet e jashtme.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe mbajnë të palëkundur qëndrimin se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Edhe këtë ditë, mes reshjeve të shiut, thirrjet kundër qeverisë dhe mesazhi i revoltës studentore vijojnë të jehojnë në rrugët e kryeqytetit.

Lexo më shumë  Prattipati dhe Konjufca diskutojnë për partneritetin Kosovë-ShBA

Rruga Press

YouTube player