Lajme

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, flasin për situatën e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti. 

Në njoftimin e Presidencës për takimin thuhet se Ajeti e ka njoftuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë. 

“Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, ndërsa është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  ​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Gjithashtu thuhet se Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulë për marrjen e detyrës. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Inflacioni ‘zbraz’ xhepat e shqiptarëve! Mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë